Kamenica përmendet në një regjistrim Osman të vitit 1431-1432 me gjithsej 262 banesa duke qenë një nga qendrat më të mëdha në zonë. Për krahasim Gjirokastra si qendër Sanxhaku në këtë periudhë ka pasur 163 banesa.
Kamenica shtrihej mbi dy kodra me pjerrësi të butë,të bashkuara mes tyre me drejtim Lindje-Perëndim. Terreni ka qene i mirë për zhvillim ekonomik duke pasur pranë fusha pjellore,kullota të mira dhe klimë të butë. Qendra e fshatit quhej “Qafa e Pazarit” dhe rrënojat dallohen të shtrira në dy shpatet e kodrave e të orientuara sipas terrenit,kryesisht nga Jugu. Rrugët shpërndahen nga qëndra e fshatit në drejtim të 137 grupimeve kryesore te ndërtimeve në dy kodrat dhe janë të ngushta e gjarpëruese. Rrënojat ruhen në gjendje të mirë për shkak te punimit cilësor dhe lidhësit e fortë me të cilin janë bërë.
Rrënojat e Kamenicës klasifikohen në banesa,banesa me kullë,kulla dhe kasha.
Vendbanimi i braktisur i Kamenicës është ruajtur në gjendje relativisht te mirë dhe dallohet për një unitet të theksuar të ndërtimeve në aspektin arkitektonik dhe konstruktiv. Tipizmi i ndërtimeve vjen natyrshëm për shkak të thjeshtësisë së kompozimit të banesave duke ruajtur edhe traditën. Muret e forta prej guri,hapesirat minimale për komunikim me ambientin e jashtëm ,mungesa thuajse e plotë e dritareve për ndriçim dhe zvogëlimi i tyre deri në madhësinë e frëngjive i kanë dhënë karakter mbrojtës. Në banesat e Kamenicës utilitarizmi është realizuar me mjetet më të thjeshta. Gjendja pothuasje e njellojtë e rrënojave të banesave ka vërtetuar mendimin për një braktisje kolektive të fshatit për arsye madhore. Mendohet të ketë qenë një epidemi sëmundjeje. Si periudhë e braktisjes,specialistët janë të mendimit se duhet te jetë ajo midis shek. XVI dhe fillimit të shek. XV

AlbaniaUSA