Vizitorë në lagjen “Lejla Malo”, atje ku natyra fal paqe dhe njerëzit bujari.
Në rrugëtimin drejt kalasë së qytetit që ndodhet pikërisht në këte lagje,
nuk mund të mos shkosh e të ndalesh tek kroi shekullor për të vijuar më tej, në ndalesën e radhës, te Kompleksi Islamik, ndër më të vjetrit në Shqipëri.
Si të mos mjaftonin të gjitha këto, çdokush mund të provojë mikpritjen e banorëve të kësaj lagjeje, shtëpitë e të cilëve shkëlqejnë nga pastertia e ku ndeshesh gjithandej me shumëllojshmërinë e luleve,të mbjella në oborr dhe drurët frutorë,të kultivuar në kopshtet përreth shtëpive.
Meriton vemendje dhe kujdes nga të gjithë ky mjedis magjik, për t’u shndërruar plotësisht në atraksion turistik.