Përmes vargjeve te ndjera të poetit delvinjot Lutfi Avduli, ju uroj shtator të mbarë !
DELVINË BUKURI E RRALLË!
Delvinë ndën malin e gjerë
Bukuri e bukurive
Nga çdo anë që të shikoj
Si një ëndërr para syve
Dhe kur s’jam më del përpara
Dhe nuk ndahem dot nga ti
Kush të sheh për herë të parë
Thot ç’është kjo mrekulli
Natyra të ka ndërtuar
Të ka bërë shkallë-shkallë
Me njërëz të mirë të nderuar
Që kudo jan shumë të rrallë
Mirmëngjes e Tungjatjeta
Përshëndesin me gjithë zemër
Ku të gjesh e të shikosh
Delvinjotët jan me emër
Traditën e të parëve tanë
Brez pas brezi e kan mbar’
Miqësi e trashëguar
Nga zakonet s’është ndarë
LUTFI AVDULI
AlbaniaUSA