Delvinë
Parandalimi, konstatimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, ishin në fokus të takimit të zhvilluar sot në mjediset e bashkisë.
Bashkëpunimi i strukturave të bashkisë, i kryetarëve të fshatrave, i inspektorëve të pyjeve dhe vecanërisht i komunitetit, me strukturat e policisë së shtetit janë
thelbësore për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie antiligjore.
Falë këtij bashkëpunimi dhe koordinimi do të sigurohet kontrolli i plotë i territorit, do të mundësohet identifikimi në kohë dhe asgjësimi i bimëve narkotike
si dhe do të bëhet e mundur vënia përpara përgjegjësisë ligjore e të gjithë personave që merren me këtë lloj aktiviteti.
AlbaniaUSA