Enti Kombëtar i Banesave

Delvinë- Vizitë për inspektimin e punimeve në sheshin e ndërtimit të vënë në dispozicion të EKB-së nga ana e Bashkisë së këtij qyteti.
Enti Kombëtar i Banesave investon në Delvinë për ndërtimin e një objekti banimi me 6 kat.
Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa është takuar me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Znj. Majlinda Qilimi dhe me përfaqësues të firmës, për të biseduar mbi ecurinë e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Objekti i ri i banimit, i cili do të ndërtohet me të ardhurat financiare të EKB-së do të shërbejë për strehimin e 29 familjeve që kanë aplikuar pranë Bashkisë Delvinë për t’u trajtuar dhe përfituar nga programi social i banesave me kosto të ulët.
                                                                                                
 

Gëzuar 8 Marsin

Vijuam edhe sot me ndarjen e dhuratave,me dëshirën e mirë për të sjellë gëzim,buzëqeshje e lumturi për të gjithë vogëlushët.
Përmes një aktiviteti të organizuar nga Njësia e Integrimit Delvinë dhe QKF “Myrteza Leka” fëmijët morën dhe dhanë emocione mjaft të bukura në prag të 8 Marsit.
AMMV
Projekti Bashkitë për në Evropë
Njesia e Integrimit Bashkia Delvinë
QKF Delvinë

E nderuar mes mësuesve të shkollave të Bashkisë Delvinë.

E nderuar mes mësuesve të shkollave të bashkisë Delvinë.
Mirënjohëse dhe falenderuese, për punën e tyre të palodhur në edukimin e brezave.
Krenare që per shumë vite kam qenë pjesë e kësaj armate e cila me dashuri e përkushtim përcjell dije dhe kujdes prindëror.
E lumtur që së bashku me deputeten e zonës Znj.Anila Denaj dhuruam për mësuesit certifikatat e vlerësimit dhe mirënjohjes në një veprimtari modeste organizuar nga bashkia Delvinë, ZVA dhe Qkf “Myrteza Leka”
7-Mars të gëzuar për të gjithë mësuesit!
Suksese në misionin e Tyre fisnik!

AlbaniaUSA