Njoftim Publik Per Sondazhin Online Delvine

Ju lutem, merrni 3 minuta nga koha juaj sepse mendimi juaj do të na ndihmojë të bëjmë një buxhet, i cili do të na shërbejë te gjithëve!

Këshilli i Bashkisë DELVINË ka publikuar një sondazh online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga ata.

Këshilli i Bashkisë DELVINË ju fton të gjithëve të merrni pjesë në plotësimin e sondazhit!

Sondazhi mund të aksesohet në linkun:

https://forms.gle/RS7VhsYmcCKcMh2q9

Njoftim publik për sondazhin online Delvinë

 

Njoftim

NJOFTIM

👉🏻Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.633 datë 17.11. 2020 “ Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura të më shumë se 10 personave” për shkak të Covid-19:
👉🏻Ju njoftojmë se dëgjesat publike të parashikuara për konsultim mbi Projekt – Buxhetin Vjetor dhe Paketën Fiskale 2021 në qytet dhe në njësinë administrative Vergo do të kryhen në mënyrë elektronike dhe në formë shkresore:
👉🏻Në respekt të zbatimit të këtyre masave:
➡️Çdo propozim tuajin jeni të lutur ta përcillni në adresën elektronike:

➡️Ose në formën shkresore pranë Zyrës së Informacionit në Bashkinë Delvinë.

Njoftim (2)
AlbaniaUSA