Bashki të Forta

Bashkia Delvinë ne bashkëpunim me Bashki të Forta, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC ka prodhuar dhe publikuar Raportin e Performancës së Bashkisë Delvinë për vitin 2019. Raporti paraqet rezultatet vjetore të arritura nga bashkia në një format më transparent dhe të kuptueshëm për gjithë aktorët: Këshilli Bashkiak, komuniteti vendor; media etj. Ky raport i ofron mundësinë të interesuarëve të kuptojnë çfarë ka realizuar konkretisht bashkia me financat e saj gjatë një viti të plotë kalendarik.

Raporti i Performancës bashkia Delvine FINALE

Xhamia e Gjin Aleksit

Xhamia e Gjin Aleksit është një xhami, dhe është monument i trashëgimisë kulturore në fshatin Rusan-Delvine. Kjo xhami historike është ndërtuar në Shek. XVI, mbi rrenojat e një kishe bizantine. Në oborrin e vet gjenden si një kishe ashtu dhe një teqe. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë”, dhe mori statusin në vitin 1963. Eshte ndertuar nga Veziri i Madh i perandorise Osmane ne vitin 1592.

 

 

Njoftim për të gjithë Fermerët

Bashkia Delvinë njofton të gjithë fermerët që duan të pajisen me leje nga Drejtoria e Policisë Rrugore, për të qarkulluar në periudhën e kufizuar nga qeveria me rastin e parandalimit te perhapjes te sëmundjes COVID-19,

 

  • Fermerët të cilët duan të lëvizin nëpër qytete të ndryshme për t’u furnizuar me fidane, barna ose artikuj të tjerë për efekt të mbarëvajtjes të bujqësisë të kontaktojnë në numrin e telefonit: 068 805 8283 ose me e-mail: bashkia.[email protected]
Njoftim
AlbaniaUSA