Java Europiane e Lëvizshmërisë

Njësia e Integrimit Europian në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Myrteza Leka” , dhe gjimnazin “Sulejman Delvina” në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë organizojë aktiviteteve sportive.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të inkurajojë të rinjtë të merren me sport në përditshmërinë e tyre.
Falenderojmë projektin “Bashkitë për në Europë” për mbështetjen e aktivitetit.

Përmes vargjeve te ndjera të poetit delvinjot Lutfi Avduli, ju uroj shtator të mbarë ! DELVINË BUKURI E RRALLË!

Përmes vargjeve te ndjera të poetit delvinjot Lutfi Avduli, ju uroj shtator të mbarë !
DELVINË BUKURI E RRALLË!
Delvinë ndën malin e gjerë
Bukuri e bukurive
Nga çdo anë që të shikoj
Si një ëndërr para syve
Dhe kur s’jam më del përpara
Dhe nuk ndahem dot nga ti
Kush të sheh për herë të parë
Thot ç’është kjo mrekulli
Natyra të ka ndërtuar
Të ka bërë shkallë-shkallë
Me njërëz të mirë të nderuar
Që kudo jan shumë të rrallë
Mirmëngjes e Tungjatjeta
Përshëndesin me gjithë zemër
Ku të gjesh e të shikosh
Delvinjotët jan me emër
Traditën e të parëve tanë
Brez pas brezi e kan mbar’
Miqësi e trashëguar
Nga zakonet s’është ndarë
LUTFI AVDULI
AlbaniaUSA