Në kopshtin e fëmijëve,Delvinë

Delvinë
Në kopshtin e fëmijëve, atje ku biseda rrjedh ëmbëlsisht e fjalët janë të çiltra.
Në fokusin e bisedës me prindërit dhe edukatoret ishte përmirësimi i kushteve dhe i shërbimit ndaj fëmijëve.
Diskutuam rreth rregullores dhe mënyrës së funksionimit të kopshtit me drekë i cili pritet të nisë brenda pak ditësh.
Falenderuese për sugjerimet me vlerë të prindërve, falenderuese gjithashtu për punën e palodhur të stafit të kopështit!
     

Festivali Folklorik i Sazeve Popullore, Leskovik 2022

Festivali Folklorik i Sazeve Popullore, Leskovik 2022
Interpretuan me mjeshteri virtuozët e sazeve të Delvinës duke përcjellë emocion dhe marrë në këmbim duartrokitjet e spektatorëve, por emocion ndjenë edhe vetë instrumentistët kur juria vlerësoi, pas ndarjes nga jeta, Qamil Muston, Cikën e Delvinës.
Mirënjohje, respekt e krenari për Të e për të gjithë artistët që ditën të trashëgojnë e të mbajnë gjallë vlerat artistike e kulturore të krahinës sonë.
AlbaniaUSA