Enti Kombëtar i Banesave

Delvinë- Vizitë për inspektimin e punimeve në sheshin e ndërtimit të vënë në dispozicion të EKB-së nga ana e Bashkisë së këtij qyteti.
Enti Kombëtar i Banesave investon në Delvinë për ndërtimin e një objekti banimi me 6 kat.
Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave, Z.Stefan Çipa është takuar me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Znj. Majlinda Qilimi dhe me përfaqësues të firmës, për të biseduar mbi ecurinë e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Objekti i ri i banimit, i cili do të ndërtohet me të ardhurat financiare të EKB-së do të shërbejë për strehimin e 29 familjeve që kanë aplikuar pranë Bashkisë Delvinë për t’u trajtuar dhe përfituar nga programi social i banesave me kosto të ulët.
                                                                                                
 

Gëzuar 8 Marsin

Vijuam edhe sot me ndarjen e dhuratave,me dëshirën e mirë për të sjellë gëzim,buzëqeshje e lumturi për të gjithë vogëlushët.
Përmes një aktiviteti të organizuar nga Njësia e Integrimit Delvinë dhe QKF “Myrteza Leka” fëmijët morën dhe dhanë emocione mjaft të bukura në prag të 8 Marsit.
AMMV
Projekti Bashkitë për në Evropë
Njesia e Integrimit Bashkia Delvinë
QKF Delvinë

AlbaniaUSA