Bashkia Delvinë në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve,organizuan sot një sërë veprimtarish në nder të 5-Majit,Ditës së Dëshmorëve.
Sipas traditës u kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve ,për të vijuar më pas me ndarjen e çertifikatave të vlerësimit për pasardhësit e veteranëve që kane ditur të ruajnë e të trashëgojnë vlerat e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare.
Një buqetë këngësh e recitimesh kushtuar të renëve për liri,sollën për të pranishmit, nxënësit e shkollave të qytetit.
Më pas vijuan vizitat në shtëpitë e veteranëve dhe dëshmorëve ku përmes rrefimeve e bisedave u soll në kujtesë lufta,përpjekja dhe sakrifica deri në vetëmohim në emër të lirisë së Atdheut.
Lavdi të përjetshme Deshmorëve!
 
AlbaniaUSA