Titulli : Konsultim publik për paketen fiskale dhe planifikimi për buxhetin e vitit 2026.

Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë Z. Besmir Veli.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Delvinë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me paketen fiskale dhe planifikimi për buxhetin e vitit 2026.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në Njësinë Administrative Vergo dhe në bashki sipas kalendarit më poshtë:

 

Data                Ora                 Vendi

Fshatrat Van, Shijan, Stjar                                 09.10.2025       12.00               Shijan

Fshatrat Bamatat, Vllahat                                  13.10.2025       18.00               Bamatat dhe Vllahat

Qyteti dhe fshati Rusan                                     17.10.2025       18.00               Kinoteater

Fshatrat Leftrehor, Kakodhiq, Varfaj                 20.10.2025       12.00               Leftrehor

Fshatrat Kalasë, Tatzat                                      24.10.2025       19.00               Kalasë

Fshatrat Fushë-Vërri, Senicë                             27.10.2025       12.00               Senicë

Fshatrat Vergo, Kopaçez                                   29.10.2025       19.00               Vergo

Fshatrat Bajkaj, Palavli                                     31.10.2025       12.00               Bajkaj

 

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: [email protected] dhe [email protected]

 

 

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Delvinë, anëtarët e shoqërisë civile, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave dhe Ndërlidhësit Komunitare, grupe interesi

Forma e konsultimit: Takime në terren.

Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në terren synon konsultimin për buxhetin 2026, si dhe diskutime mbi paketen fiskale.
 

Përshkrimi i çështjes.

 

 

Miratimi i draftit të projekt buxhetit është një vendim i rëndësishëm që merret nga Këshilli i Bashkisë, pasi përcakton fondet që do të përdoren për të gjitha shërbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancën e tyre. Këshilli i Bashkisë duhet të sigurohet që fondet publike shkojnë për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga Bashkia për komunitetin dhe adresojnë nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese të Bashkisë. Për këtë, Këshilli i Bashkisë do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sugjerimet e qytetarëve mbi draftin e buxhetit afatmesëm 2025-2027. Gjithashtu, ndryshimet e mundshme apo jo te taksave dhe tarifave në paketën fiskale janë një element shumë i rëndësishëm dhe proces i cili duhet tëkalojë përmes konsultimit të gjerë në publik.
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve; Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit të sekretarisë së Këshillit Bashkiak: [email protected] dhe [email protected] BRENDA DATËS 06.11.2025

 

Ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit :

Ndryshime në alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia.

Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, në lidhje me cështjen që konsultohet. Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë.
 

 

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

 

 

Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri në datën 06.11.2025 nëpërmjet adresave të emailit: [email protected]

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të ndjekë hapat si vijon:

1.       Realizimin nga ana e Sekretariatit të Këshillit i një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje;

2.       Dërgimi i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Komisionit të Ekonomise dhe Financës, taksave dhe tarifave dhe çdo këshilltari të bashkisë;

3.       Shqyrtimi nga ana e komisionit të ekonomisë dhe financës, taksave dhe tarifave (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun sipas datave të parashikuara në kalendar) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë;

4.       Marrja e vendimit për rekomandimet që do të përfshihen në projekt buxhetin afatmesëm dhe projekt buxhetin vjetor. Vendimi i bashkëngjitet dokumentit të projektbuxhetit afatmesëm dhe projekt buxhetit vjetor;

5.       Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit;

6.       Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes në konsideratë të tyre;

7.       Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit;

8.       Njoftimi i administratës për aktin e miratuar;

9.       Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 03.10.2025

 

AlbaniaUSA