Ҫezma e vjetër ne Xhermëhallë ka krijuar një kompleks intresant hidrik te shekullit te XIX.
Dy burimet kryesore të kësaj cezme kanë qënë të mbuluar me një qemer të lartë cilindrik prej guri. Prane tyre gjenden edhe dy sofa prej guri për ulje dhe një urë e vogël që shërben për të shkarkuar ujërat e cezmës.
Xhamia mbret e Xhermehalles eshte nje nga xhamite e para te ndertuara ne Shqiperi. Kompleksi islamik eshte i vitit 1682, i vetmi per nga arkitektura ndertuar ne territorin shqiptar, eshte monument kulture i kategorise se pare. Kompleksi nis me cezmen e Llutroit, nje monument i ndertuar me harqe prej guri dhe nje kompleks kanalizimesh qe furnizonin me uje hamamin, medresen dhe xhamine. Objektit ju shemb catia gjate viteve 80′, dhe me pas nga agjentet atmosferik u zhduken dhe elementet dekorative.