Vizitorë në lagjen “Lejla Malo”, atje ku natyra fal paqe dhe njerëzit bujari.

Vizitorë në lagjen “Lejla Malo”, atje ku natyra fal paqe dhe njerëzit bujari.
Në rrugëtimin drejt kalasë së qytetit që ndodhet pikërisht në këte lagje,
nuk mund të mos shkosh e të ndalesh tek kroi shekullor për të vijuar më tej, në ndalesën e radhës, te Kompleksi Islamik, ndër më të vjetrit në Shqipëri.
Si të mos mjaftonin të gjitha këto, çdokush mund të provojë mikpritjen e banorëve të kësaj lagjeje, shtëpitë e të cilëve shkëlqejnë nga pastertia e ku ndeshesh gjithandej me shumëllojshmërinë e luleve,të mbjella në oborr dhe drurët frutorë,të kultivuar në kopshtet përreth shtëpive.
Meriton vemendje dhe kujdes nga të gjithë ky mjedis magjik, për t’u shndërruar plotësisht në atraksion turistik.
 

Kamenica

Kamenica përmendet në një regjistrim Osman të vitit 1431-1432 me gjithsej 262 banesa duke qenë një nga qendrat më të mëdha në zonë. Për krahasim Gjirokastra si qendër Sanxhaku në këtë periudhë ka pasur 163 banesa.
Kamenica shtrihej mbi dy kodra me pjerrësi të butë,të bashkuara mes tyre me drejtim Lindje-Perëndim. Terreni ka qene i mirë për zhvillim ekonomik duke pasur pranë fusha pjellore,kullota të mira dhe klimë të butë. Qendra e fshatit quhej “Qafa e Pazarit” dhe rrënojat dallohen të shtrira në dy shpatet e kodrave e të orientuara sipas terrenit,kryesisht nga Jugu. Rrugët shpërndahen nga qëndra e fshatit në drejtim të 137 grupimeve kryesore te ndërtimeve në dy kodrat dhe janë të ngushta e gjarpëruese. Rrënojat ruhen në gjendje të mirë për shkak te punimit cilësor dhe lidhësit e fortë me të cilin janë bërë.
Rrënojat e Kamenicës klasifikohen në banesa,banesa me kullë,kulla dhe kasha.
Vendbanimi i braktisur i Kamenicës është ruajtur në gjendje relativisht te mirë dhe dallohet për një unitet të theksuar të ndërtimeve në aspektin arkitektonik dhe konstruktiv. Tipizmi i ndërtimeve vjen natyrshëm për shkak të thjeshtësisë së kompozimit të banesave duke ruajtur edhe traditën. Muret e forta prej guri,hapesirat minimale për komunikim me ambientin e jashtëm ,mungesa thuajse e plotë e dritareve për ndriçim dhe zvogëlimi i tyre deri në madhësinë e frëngjive i kanë dhënë karakter mbrojtës. Në banesat e Kamenicës utilitarizmi është realizuar me mjetet më të thjeshta. Gjendja pothuasje e njellojtë e rrënojave të banesave ka vërtetuar mendimin për një braktisje kolektive të fshatit për arsye madhore. Mendohet të ketë qenë një epidemi sëmundjeje. Si periudhë e braktisjes,specialistët janë të mendimit se duhet te jetë ajo midis shek. XVI dhe fillimit të shek. XV

Kompleksi i Xhermëhallës

Kompleksi i Xhermëhallës ose Xhamia Mbret, referuar dhe si kompleksi urbanistik në lagjen “Lejla Malo”është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Delvinës , në qarkun e Vlorës , Shqipëri .Xhamia e kompleksit është një ndër xhamitë e para të ndërtuara në Shqipëri,xhamia –mbret e Xhermëhallës në Delvinë. Kompleksi islam i Vitit 1682,i vetmi për nga arkitektura në territorin shqipëtar. Është monument kulture i kategorisë së parë .

 

Muzeu Delvinë

Muzeu Delvinë
Një aset i rëndësishëm historik e kulturor është rikthyer në Bashkinë Delvinë:Muzeu, ku pasqyrohen traditat ,zakonet vlerat dhe pasuristë e zonës.Nisur nga interesi i shfaqur prej vizitorëve të larguar,Bashkia vendosi të rikonstruktojë godinën dykatëshe .Falë kujdesit të vëçantë të kryetares së Bashkisë Znj.Majlinda Qilimi dhe Znj.Anila Denaj,dhe angazhimit të specialistëve u bë e mundur rihapja e muzeut në 12.12.2021.Në ceremonine e përurimit veç qytetarëve të shumtë ,historianëve , e të ftuarve të shumtë.Muzeu është rikonceptuar sipas parametrave bashëkohorë dhe ka katër pavione:pavionin etnografik,pavionin e artzanatit ,atë të luftës ,pavionin  para viteve ’90,objektet dhe materialet e ekspozuara në stenda janë përzgjedhur me kujdes ,pas një punë të gjatë nga ekspertë të fushave të ndryshme. Dashamirësit e historisë e kulturës, si dhe të gjithë vizitorët, tanimë kanë një atraksion më shumë për të parë në Bashkisë Delvinë ,që rikthehet pas një mungese disavjeçare.

AlbaniaUSA